EULEX ndihmon Doganën në luftimin e kontrabandes
Prishtinë, 8 prill - Në javët e fundit Njësitë Mobile të Komponentës Doganore të EULEX-it që punojnë së bashku me Doganën e Kosovës në pikë-kalimet kufitare të Kosovës (PKK), Aeroport të Prishtinës, Mitrovicë dhe në terminalet e tjera sipas një njoftimit te EULEX-it kanë arritur një varg suksesesh në aktivitetet e tyre kryesore që janë monitorimi, mentorimi dhe këshillimi (MMK) i Doganës së Kosovës.
Monitorimi dhe Këshillimi nga ana e Komponentës Doganore të EULEX-it ka për qëllim forcimin dhe asistimin e Doganës së Kosovës për të arritur përdorimin e praktikave më të mira të BE-së.
Shembujt në të cilët Komponenta Doganore e EULEX-it ka ndërmarrë veprime të MMK-së ndaj Doganës së Kosovës përfshijnë: mentorimin dhe këshillimin në lidhje me luftimin e mashtrimit komercial duke përmirësuar të marrurit në pyetje të udhëtarëve, procedurat e kontrollimit të automjeteve, profilimin dhe të dhëna më të mira të inteligjencës.
Të arriturat e fundit të Komponentës Doganore të EULEX-it së bashku me Doganën e Kosovës janë si në vijim:
· Me 28 Mars 2011 janë zbuluar 13, 000 euro, ndërsa me 29 Mars 2011 janë zbuluar 18,465 euro tek udhëtarët e ndryshëm në Aeroportin e Prishtinës që ishin duke udhëtuar për në Stamboll.
Kjo ka rezultuar me gjobat përkatëse të shqiptuara prej 3, 250 euro dhe 4,616 euro. Në të dy rastet, Njësia Mobile e Komponentës Doganore të EULEX-it ka kërkuar nga stafi i Doganës së Kosovës që të kontrollojë udhëtarët që dalin jashtë;
· Me 24 Mars 2011 janë ndaluar pasi kishin shkelur të Drejtën e Pronësisë Intelektuale në Aeroportin e Prishtinës mallrat luksoze të falsifikuara të importuara nga Kina duke përfshirë këpucë, veshje, çanta krahu dhe rripa që kishin vlerën 10,491 euro;
· Profilimi i kontrabanduesve potencial të armëve nga ana e Komponentës Doganore të EULEX-it dhe Njësive FAST (Njësitë Mobile Kunder Kontrabandës) të Doganës së Kosovës ka rezultuar në dy zbulimet e fundit tek pikë-kalimet kufitare të Qafës së Prushit dhe Vërmicës: në rastin e parë një pistoletë e fshehur në pjesën e motorit dhe në rastin e dytë një pushkë e shkurtë gjuetie me 65 fishekë në portbagazhin e një automjeti në PKK të Vërmicës;
· Në dy rastet e fundit të intervenimit të Njësisë Mobile të Komponentës Doganore të EULEXit janë zbuluar 60 tonelata të mishit të ngrirë të lopës me afat të tejkaluar që ishte i destinuar për tu përdorur për konsum nga njerëzit në Kosovë.
Certifikata falso e origjinës tregonte se mishi kishte ardhur nga Brazili edhe pse origjina e tij ishte nga India. Para këtyre zbulimeve Njësia Mobile e Komponentës Doganore të EULEX-it kishte theksuar se importet e mishit duhet të trajtoheshin si rrezik dhe duhet shtuar vëmendja ndaj tyre.