EULEX mirëpret bashkëpunimin me Jean Paul Jacqué
Prishtinë, 10 nëntor - Sot, Përfaqësuesja e Lartë emëroi Jean Paul Jacqué si ekspert ligjor të pavarur dhe me përvojë për shqyrtimin e përmbushjes së mandatit me përqendrim në trajtimin e pohimeve për korrupsion.
Shefi i Misionit, Gabriele Meucci, ka ripërsëritur se ky Mision do të bashkëpunojë në tërësi me të.
Unë e mirëpres ardhjen e z.Jacqué në Prishtinë. Ky shqyrtim është në pajtim me dëshirën time për ta aplikuar politikën e zero tolerancës ndaj korrupsionit, tha Meucci.
Ky Mision do të vazhdojë ta zbatojë mandatin e tij dhe të punojë me institucionet e Kosovës për ndërtimin e sundimit të ligjit në Kosovë.