EULEX merr në pyetje Dick Martyn

Prishtinë, 24 maj - EULEX ka nisur hetimet mbi trafikun e organeve të civilëve nga luftëtarët e UÇK-së, duke marrë në pyetje vetë hartuesin e raportit që ngriti akuzat ndaj lidershipit kosovar, Dick Marty.
Sipas agjencisë Infoglob, hetues të misionit evropian kanë intervistuar raportuesin zviceran në KiE, duke i kërkuar detaje për raportin e tij.
Po, zyrtarë të EULEX janë takuar dhe kanë biseduar me Dick Marty, citon Infoglob shefin e zyrës së shtypit të misionit evropian, Nicholas Hawton.
Pas Dick Marty, hetimi i EULEX pritet të vijojë me marrjen në pyetje të personave të tjerë, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, i cili akuzohet nga Marty si kreu i grupit mafioz të Drenicës.