EULEX: Marty s`po ofron dëshmi për hetimet
Prishtinë, 29 prill - Disa muaj pas një raporti të Këshillit të Evropës që akuzonte lidershipin në Kosovë për trafikim me organe, EULEX thotë se një hetim paraprak i nisur ende po provon të vërtetojë nëse ka dëshmi të mjaftueshme për të nisur një hetim final.
Ky mision thotë se një hetim zyrtar mund të nisë vetëm atëherë kur të ketë dëshmi të forta, duke theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë person specifik që është vënë nën lupë.
Kemi shkëmbyer letra me Z. Martyn. Ende nuk kemi pranuar ndonjë dëshmi të fortë prej tij, ka thënë një zëdhënës i EULEX-it për Balkan Insight.
Në këtë fazë, nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë. Kurdo që kemi informata tjera, do t`i themi, ka shtuar ky zëdhënës.
Qeveria e vendit kishte reaguar me zemërim kur u shfaq ky raport, duke e akuzuar Martyn se raportin e tij e ka bazuar në thashetheme.
Është kompetencë e EULEX-it, ka thënë për Balkan Insight, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke mos dashur të komentojë më shumë.