EULEX lavdëron Doganën dhe Policinë për konfiskimin e drogës
Prishtinë, 1 dhjetor - Zyrtarë të lartë të doganës dhe të policisë nga EULEX-i e kanë lavdëruar punën e homologëve të tyre vendas të cilët kanë konfiskuar një sasi të madhe të drogës që besohet të jetë heroinë.
Njëzet e pesë kilogramë të drogës janë gjetur në një autobus në vendkalimin kufitar me Maqedoninë, Hani i Elezit, të martën më 29 nëntor. Më vonë, Policia e Kosovës ka kryer disa arrestime.
Është shumë inkurajuese të shohim që Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë treguar iniciativë dhe entuziazëm në këtë operacion. Sasia e drogës së konfiskuar me këtë rast është e konsiderueshme, pothuajse sa pesëdhjetë për qind e tërë heroinës së konfiskuar në Kosovë vitin e mëparshëm. Ky operacion i suksesshëm tregon sa mirë janë duke përparuar agjencitë vendase për zbatimin e ligjit, tha Mike Marsden, Shef i Doganës së EULEX-it.
Duhet ta përgëzojmë po ashtu edhe Policinë e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në konfiskim, tha Rene Boumendil, zëvendësshef i Policisë së EULEX-it. Operacionet e tilla e tregojnë profesionalizmin gjithnjë e më të madh të PK-së dhe shpresojmë që në të ardhmen do të kryhen më shumë operacione të tilla, shtoi ai.
Zyrtarët doganorë dhe policorë të EULEX-it vazhdojnë të punojnë ngushtë me agjencitë vendase për zbatimin e ligjit duke i mbështetur ato përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit në rastet e rënda siç është ky rast i drogës.