EULEX konfirmon aktakuzen kundër Jevro Panteliqit
Mitrovicë, 23 janar - Më 20 janar 2012 një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë ka konfirmuar në tërësi aktakuzën kundër Jevro Panteliq, dhe ka deklaruar të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit si të pranueshme.
Pantelic akuzohet nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) me gjashtë akuza: Kontrabandë të mallrave, evazion fiskal, shmangie mashtruese nga taksat e importit dhe akcizës, pastrim të parave, krim të organizuar dhe mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i përkiste një grupi kriminal që vepronte në veri të Kosovës gjatë periudhës 21 Maj 2009 - 16 maj 2011, dhe kontrabandonte derivate të naftës në Kosovë.
Pantelic u arrestua më 17 maj 2011 nga policia e EULEX-it, dhe që atëherë ai është mbajtur në paraburgim në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës.
I pandehuri dhe mbrojtësi i tij, brenda tri ditëve nga pranimi, mund të paraqesin ankesë për vendimin, para kolegjit prej tre gjykatësve në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.
Hetimi, ndjekja penale dhe gjykimi i rasteve të krimit të organizuar në Kosovë është pjesë e mandatit ekzekutiv të EULEX-it.