EULEX kërkon dokumente të Kosovës për kalimin e kufirit me serbin

Prishtinë, 7 mars - EULEX-i ka filluar shpërndarjen afisheve në pikat e kalimit kufitarë me Serbinë, në Jarinje dhe Bërnjkë, në të cilët thuhet se deri më 1 qershor të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë letërnjoftime dhe patentë shoferë të lëshuara nga insitiucioent e Kosovës, kurse makiant e tyre të regjistruara me tabelat KS ose RKS.
Në fletëpalosje shkruan gjithashtu se këto dokumente janë të nevojshme për të kalaur kufirin Kosovës Serbi për të gjithë qytetarët e Kosovë.
Kjo sipas EULEX-it, bëhet në harmoni me marrveshjen e arritur për lëvizjen e lirë të arritur në Bruksel, ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.
Aty theksohet gjithashtu se për qytetarët që jetojnë në veri, marrja e dokumetacionti dhe regjistrimi i makinave me tabelat KS dhe RKS, do të mundësohet në qendrën e regjistrimit civil në veri.