17 Janar 2025

EULEX-it pritet t’i vazhdohet mandati edhe për dy vjet

Prishtinë 2 shkurt - Prezenca e misionit evropian EULEX do të vazhdojë në Kosovë së paku edhe për dy vjet.

Nga burime të ndryshme gazeta merr vesh se negociatat e nisura mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së janë duke shkuar në atë drejtim që EULEX-it t’i vazhdohet mandati i njëjtë, i cili konsiston në katër objektiva operacionale, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk ka pajtim të vazhdohet ndryshe përveç kështu siç është, pra me kompetenca të njëjta”, ka thënë burimi.

Prezenca e EULEX-it është konsideruar e nevojshme edhe për shkak të Gjykatës Speciale, e cila nuk do të mund të funksionalizohet deri në fund të këtij viti.

Nga Zyra e BE-së në Prishtinë kanë konfirmuar nisjen e negociatave me Qeverinë e Kosovës për të ardhmen e EULEX-it.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)