03 Maj 2024

EULEX-i shpreh mbështetje për Agjencinë Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 31 janar - Shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt sot u takua me Hasan Pretenin, Shefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK). Gjatë takimit Borchardt theksoi gatishmërinë për të përmirësuar edhe më tutje marrëdhëniet e punës në mes të dy institucioneve.

"EULEX-i mbështet të gjitha institucionet të cilat zbatojnë rendin dhe ligjin në Kosovë, e që është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm i Bashkimit Evropian."

"Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit duhet të mbrohet nga çdo lloj ndërhyrje në mënyrë që kjo agjenci të përmbush mandatin e përcaktuar ", tha Borchardt.

Gjithashtu u diskutua edhe për draft ligjin për parandalimin konfliktin e interesave si dhe mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në mes AKK-së dhe prokurorisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)