EULEX-i sërish pengohet nga serbët e veriut

Mitrovicë, 16 mars - Grupe serbësh kanë ndaluar sërish mbrëmë në fshatin Dolane, afër Zveçanit, dy automjete të EULEX-it që ishin nën përcjellje të KFOR-it.
Pas bisedave mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe serbëve lokalë të cilat kanë zgjatur rreth një orë, automjetet janë detyruar të kthehen mbrapsht në drejtim të Mitrovicës.