14 Maj 2024

EULEX-i po heton për masakrën e Krushës së Vogël

Prishtinë, 13 qershor - Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Qarkut në Prizren i ka filluar zyrtarisht hetimet për krime të luftës të kryera në fshatin Krushë e Vogël më 25 dhe 26 mars 1999.

Deri tani, prokuroria i ka identifikuar 56 të pandehur të mundshëm të cilët do të përballen me akuza për krime lufte kundër popullatës civile, duke përfshirë vrasjen e gjithsej 113 fshatarëve, dëbimin e të gjitha grave dhe fëmijëve nga fshati, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronës.

Masakra në Krushë të Vogël pretendohet të jetë një nga vrasjet më masive që ka ndodhur gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)