EULEX-i planifikon aksion për arrestimin e bandave kriminale të veri
Prishtinë, 3 maj - EULEX-i mësohet se së shpejti do të dërgoj njësite speciale policore për arrestime masive të kriminelëve në pjesën veriore të Kosovës.
Burime diplomatike të afërta me misionin e BE-së në Prishtinë bëjnë të ditur se rreth 300 policë të cilat i përkasin njësiteve elitare do të fillojnë aksionin për arrestimin e kriminelëve serb të cilët veprojnë në këtë pjesë, dhe që përmes kontrabandës dhe veprave tjera penale përfitojnë miliona në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Në mesin e këtyre grupeve kriminale janë edhe shqiptarë, që bashkëpunojnë me botën e krimit në veriun e Kosovës, tha diplomati perëndimor, duke paralajmëruar se një aksion i tillë do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi.
Vendimi i Brukselit vjen pas protestave të të rinjve Mitrovicas kundër sjelljeve të EULEX-it në raport me kriminelët serb në veriun e Kosovës.
Një muaj më parë dhjetëra studentë dhe nxënës, anëtarë të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Mitrovicës në bashkëpunim me Lëvizjen Koha, kanë protestuar para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me punën e këtij misioni i cili sipas tyre po i mbyll sytë para ngjarjeve makabre në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.(INA)