15 Janar 2025

EULEX i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës

Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim njoftues Shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, znj. Alexandra Papadopoulou. Ministri Sefaj shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it.

Në këtë takim ministri Sefaj kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Sefaj për bashkëpunim dhe vuri në dukje se Misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)