04 Maj 2024

EULEX i përkushtuar për ta përcaktuar fatin e të pagjeturve

Prishtinë, 27 prill - Në përvjetorin e Ditës së Kosovës për të Pagjeturit, shefi i EULEX-it Bernd Borchardt ka deklaruar se ende kanë mbetur  1754 persona të pagjetur nga konflikti në Kosovë.
 
\"Kjo është arsyeja pse EULEX-i është duke i ndihmuar Departamentit të Mjekësisë Ligjore (DML) të Ministrisë së Drejtësisë në përpjekjet për përcaktimin e fatit të të pagjeturve\", theksoi Borchardt.

Përveç kësaj, sipas tij EULEX/DML është duke bërë një bashkërendim intensiv me shoqatat e familjarëve, me familjet dhe me një numër të palëve të tjera të interesit.
 
Borchardt ka thënë se deri më tani këtë vit, EULEX/DML dhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NjHKL) kanë kryer 25 operacione në teren në zonat e Pejës, pjesës jugore të Mitrovicës, pjesës veriore të Mitrovicës, Suharekës, Prizrenit, Gjakovës,  Klinës dhe të Skenderajt.

Shtatë prej këtyre operacioneve kanë rezultuar me zhvarrosje, ku janë nxjerrë mbetjet mortore të 28 individëve.
 
Që nga fillimi i misionit, EULEX/DML dhe NjHKR kanë kryer 384 operacione në teren. Deri më tani familjeve iu janë kthyer mbetjet mortore të 334 individëve. Prej këtyre, 255 ishin persona të pagjetur, ndërsa pjesa tjetër i përkasin rasteve penale apo kërkesave për konfirmimin e identitetit prej familjeve.
 
\"Megjithatë, ende mbetet shumë punë për t’u bërë. EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë Departamentin e Mjekësisë Ligjore në përpjekjet për përcaktimin e fatit të atyre që ende janë të pagjetur”, ka theksuar në fund Borchardt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)