EULEX-i, nis hetimet për raportin e Dick Martyt
Prishtinë, 1 mars - Nisin hetimet nga EULEX-i, lidhur me pretendimet e raportit të Dick Martyt. Këte lajm e ka konfirmuar zëdhënësja e EULEX-it , Kristina Herodes.
Sipas saj, bashkëpunimi me Martyn ka qenë vetëm në nivel të shkëmbimit të letrave.
Pretendimet e raportit te Dick Marty do të marrin përgjigje. E për këtë, tashmë është bërë hapi i parë. EULEX-i ka nisur hetimet, ka thënë Herodes.
Ndërkaq, Herodes nuk ka sqaruar se sa kohë do të zgjasin këto hetime.
Jemi duke folur për fillimet e para. Ky rast nuk është i hapur dhe informatat duhet të rruhen. Ne po ashtu jemi duke pritur prova nga Dick Marty për të filluar me hetime më të detajuara, por për momentin këto janë vetëm hetime preliminare, ka shtuar ajo.
Zëdhënësja Kristina Herodes, ka theksuar se deri tani kanë shkëmbyer vetëm disa letra me raportuesin zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty.