EULEX-i nis hetimet në veri
Prishtinë, 12 gusht - EULEX-i ka shtuar patrullat e tij policore në veri të Kosovës. Këtë e ka deklaruar të premten shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac.
Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac ka deklaruar se misioni që drejton gjithashtu ka filluar hetimet për djegien e portës në Jarinje, për vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe për veprat e tjera penale të dy javëve të kaluara.
Ne jemi duke punuar bashkë me KFOR-in për t`i ulur tensionet dhe për gjetjen e zgjidhjes. Ky është prioriteti për EULEX-in. Dhuna është e papranueshme dhe ne po punojmë që kryerësit t`i sjellim para drejtësisë, tha De Marnhac .
Këto deklarata Marnhac i ka bërë gjatë vizitës së tij në pikën kufitare në Jarinje në veri të Kosovës.