16 Janar 2025

EULEX-i nis hetimet kundër Maria Bamieh

Prishtinë, 11 nëntor - Shefja e divizionit ekzekutiv të EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ushtruesja e detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Claudio Pala, kanë iniciuar një hetim penal kundër denoncueses së korrupsionit në EULEX, prokurores Maria Bamieh.

Burime nga EULEX-i kanë treguar se Novotna dhe Claudio kanë iniciuar hetimin javën e kaluar, duke bindur një prokuror vendës që të bëjë kërkesë zyrtare për t’ia hequr imunitetin asaj. Kërkesa pritet të shkojë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkesën duhet ta bëjë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar. Heqja e imunitetit mund t’i hapë rrugë një hetimi, një vit pasi prokurorja Bamieh u bë e njohur në publik pas raportimeve të “Kohës Ditore” për korrupsion në EULEX.

EULEX-i ka konfirmuar kërkesën për heqje të imunitetit për një ish-pjesëtar të vet, ndërsa vendësit kanë heshtur për këtë çështje.

Dragana Nikoliq-Solomon, zëdhënëse në EULEX, nuk ka treguar se çfarë hetimi është duke u zhvilluar kundër prokurores Bamieh e as arsyen e kërkesës për heqje të imunitetit.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)