EULEX-i ngre aktakuzë të re ndaj Sylejman Selimit
Prishtinë, 15 nëntor - EULEX-i ngre aktakuzë të re ndaj Sylejman Selimit. Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ballafaqohet me akuzë për krime lufte.
Në aktakuzën që e ka siguruar KTV-ja, thuhet se Selimi ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitares A dhe asaj B, njofton KTV-ja.
Shefki Hyseni, që nuk është vërtetuar nëse zyrtarisht ka qenë pjesëtar i UÇK-së, akuzohet për përdhunim seksual të dëshmitares A.
Dy dëshmitaret, motra, thonë se në Likoc ishin keqtrajtuar edhe nga një person i prezantuar si Jakup Krasniqi. /KTV/Koha/