EULEX-i në hulumtimin e varrezës masive në Rudnicë
Rudnicë, 8 korrik - Hetuesit kanë filluar punën në varrezën masive në Rudincë, ku besohet se gjenden kufomat e rreth 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Zëvendësprokurori serb për krimet e luftës, Bruno Vekariq, tha se një gjyqtar hetues, ekspertë dhe zyrtarë nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë po analizojnë vendin e ngjarjes. Besohet se viktimat janë varrosur në mënyrë të fshehtë në këtë varrezë në maj ose në qershor të vitit 1999.
Vekariç shtoi se hetimet në vendin e ngjarjes filluan sot. Ekspertët do të bëjnë analizën e dheut për të përcaktuar kohen e vendosjes së kufomave atje.
Pas përfundimit të procedurave dhe hetimeve do të fillojë zhvarrimi, por Vekariç nuk dha afate se sa do të zgjasë ky proces.