EULEX-i ndihmon në gjetjen e lokacionit të varrezës masive
Prishtinë, 10 maj - EULEX-i përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se i jep prioritet të lartë çështjes së krimeve të luftës, veçanërisht gjetjes së mbetjeve mortore të personave që janë ende të pagjetur nga konflikti i vitit 1998-99 dhe pas tij.
\"Ne, ka kohë që kemi qenë duke punuar konkretisht në këtë rast. Ne i kemi ofruar informacionet dhe të dhënat operative lidhur me një lokacion të mundshëm të një varreze masive në rajonin e Rashkës. Por, ne jemi duke e pritur ende konfirmimin nëse është gjetur me të vërtetë vendndodhja e këtij lokacioni\", ka njoftuar EULEX-i
EULEX-i i ka dy departamente kryesore që janë të angazhuara në kërkimin e lokacioneve të varrezave masive dhe në hetimin e rrethanave lidhur me to.
Ato janë: Zyra për Personat e Pagjetur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF) dhe Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimeve të Luftës.
Të dy këto organizata kanë bashkëpunuar me autoritetet serbe lidhur me vendndodhjen e këtij lokacioni. EULEX-i beson se bashkëpunimi rajonal, jo vetëm me Serbinë, por edhe me palët tjera rajonale, është shumë i rëndësishëm në përpjekjet për zgjidhjen e këtyre çështjeve të cilat rëndojnë mbi një numër të madh të njerëzve nga të gjitha komunitetet e ndryshme.
Ne nuk mund të japim më shumë informacione tani derisa të konfirmohet nëse në këtë lokacion ndodhet varreza masive si dhe për ti mbrojtur hetimet.