18 Janar 2025

EULEX-i me mandat të njëjtë, mund të hapë raste të reja

Prishtinë, 10 qershor - Prishtina zyrtare ka hequr dorë të premten nga të gjitha kërkesat e përsëritura prej shtatorit të vjetëm e që ndërlidheshin me paketimin e valixheve të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Gatishmëria që tash ka shprehur është se e mbështet EULEX-in në mandatin aktual, deri më 15 qershor 2018, shkruan Koha Ditore.

Ftesën për vazhdim të mandatit presidenti Hashim Thaçi ia ka adresuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini.

Kjo e fundit pritet ta kthejë letrën menjëherë dhe të japë përgjigje pozitive në të.

Të martën mandati aktual i EULEX-it përfundon, prandaj deri në këtë ditë Kuvendi pritet ta ratifikojë këtë letërkëmbim, e edhe të miratojë ndryshimet ligjore që të premten i ka sponsorizuar Qeveria dhe që ndërlidhen me këtë mision.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)