EULEX-i mbron me policë Nazim Bllacën
Prishtinë, 26 dhjetor - EULEX-i ka konfirmuar dërgimin e disa policëve në Burgun e Dubravës për të garantuar siguri për Nazim Bllacën.
Misioni i BE-së për sundim të ligjit ka thënë se këtë e ka bërë pas marrjes së disa shqetësimeve për pasiguri në pavijonin D, dedikuar dëshmitarëve të dënuar dhe të paraburgosur.
Konfirmimin e ka bërë ditën kur Koha Ditore ka raportuar për një incident në mes të Nazim Bllacës, që është dëshmitar kundër Azem Sylës dhe Sami Lushtakut.
Zëdhënësja e misionit, Dragana Nikoliq Solomon, ka thënë se EULEX-i nuk e ka marrë nën kontroll pavijonin, por vetëm po ofron mbështetje.
EULEX-i është rikthyer në Burgun e Dubravës për shkak të një takimi në mes të Nazim Bllacës dhe Sami Lushtakut. Takimi i tyre është cilësuar incident i rëndë.