25 Dhjetor 2024

EULEX i mbështetetur nga KFOR-i, aksion në veri

Prishtinë, 8 shtator - Forcat e KFOR-it dhe EULEX-it kanë filluar sot herët në mëngjes një aksion të ri në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok, me qëllim të hetimit për vrasjen e policit Enver Zymberaj, më 26 korrik.
 
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudelevic deklaroi se aksioni ka filluar sot herët në mëngjes dhe se rruga ndërmjet Zubin Potokut dhe Zupçit do të jetë përkohësisht e mbyllur për qarkullim.

Ajo citohet të ketë shtuar se derisa zgjat aksioni të gjithë këshillohen të përdorin drejtimet rrugore alternative.

Aksioni i EULEX-it po mbështetet nga KFOR-i. Hetimet rreth vrasjes së policit të Kosovës po i zhvillojnë bashkërisht EULEX-i dhe Policia e Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)