EULEX-i: Marty ti dërgojë provat prokurorëve tanë
Prishtinë, 21 dhjetor - Misioni i EULEX-it në Kosovë ka kërkuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marty që ti dërgojë të gjitha të dhënat prokurorëve të BE-së në Prishtinë.
Marty ka hartuar një raport, ku akuzon kryeministrin Thaçi për përfshirje në trafikimin e drogës dhe të organeve njerëzore, akuza këto të hedhura poshtë nga Thaçi.
EULEX-i i ka dërguar një letër Marty ku e inkurajon që ti ofrojë autoriteteve brenda EULEX-it informacionet ose të dhënat që mund të vënë dritë mbi dyshimet e bëra në raport", i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.