EULEX i liroi 4 të arrestuarit për rastin Bllaca
Prishtinë, 7 korrik - Pas procedurave të intervistimit, janë liruar nga arresti katër personat e arrestuar të mërkurën nga policia e EULEX-it, lidhur me rastin Bllaca.
Gjykatësi i procedurës paraprake u ka shqiptuar atyre masën e paraqitjes një herë në javë në stacionin policor si dhe ndalimin e kontaktit me disa nga persona që mund të kenë implikime në këtë rast i cili vazhdon të jetë nën hetime.
Personat e arrestuar dhe tani të liruar janë Shpresim Uka, Shaban Syla, Driton Hajdari dhe Sadik Abazi.
Ata përmenden në rastin Nazmi Bllaca, i cili proklamoi vetën si ish -agjentit të SHIK-ut, duke i implikuar të katërtit si të dyshuar për një vrasje dhe tentim vrasje gjatë viteve 1999-2000.