EULEX-i i gatshëm të mbrojë dëshmitarët
Prishtinë, 8 shkurt - Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, është i gatshëm të hetojë pretendimet e Dik Martit mbi trafikimin e organeve, madje edhe të mbrojë dëshmitarët që mund të dalin në këtë proces.
Kemi besim të plotë tek njësitë e EULEX-it që merren me mbrojtjen e dëshmitarëve, të cilat deri tani kanë dëshmuar se janë të afta të trajtojnë çështje delikate, deklaron zëdhënësja e këtij misioni, Irina Gudeleviç.
Gjithashtu, ajo thekson se EULEX-i është një mision tërësisht i pavarur dhe se nuk ka nevojë që Bashkimi Evropian të emërojë një prokuror të posaçëm.
Gudeleviç thotë se Prishtina, Tirana dhe Beogradi, kanë shprehur prej kohësh kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me EULEX-in nëse nisin hetimet.