EULEX-i i dorëzoi librat e gjendjes civile të komunës së Vushtrrisë
Prishtinë, 7 shkurt - Në Agjencinë e Regjistrimit Civil u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të 919 librave të certifikuara të gjendjes civile, të kthyer nga Serbia për komunën e Vushtrrisë.
Dorëzimi i regjistrave për këtë komunë është vazhdimësi e dorëzimit që po bëhet nga EULEX-i në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pastaj si pjesë e procesit po iu dorëzohen komunave respekive.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimin e librave të gjendjes civile, morën pjesë Kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj dhe zyrtarja e EULEX-it, Tereza Dineva.
Kthimi i regjistrave të gjendjes civile, të skanuar dhe të certifikuar, është pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit.