EULEX-i i dhuron vetura OSBE-së për mision në Ukrainë
Prishtinë, 2 prill - Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, i ka dhuruar dhjetë vetura Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të mbështetur Koordinatorin e Projektit në Ukrainë.
Në ceremoninë e dorëzimit të veturave ishte i pranishëm Sean Kernis, Shef i shërbimeve teknike të EULEX-it dhe Tamas Magda, Shef i administratës dhe për financa i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Gjatë ceremonisë Sean Kerins u shpreh se EULEX-i është gjithnjë i gatshëm që të ndihmojë.
\"Duke e pasur parasysh pëlqimin nga ana e hierarkisë së vet në Bruksel, EULEX-i është gjithnjë i gatshëm që të ndihmojë kurdo që ka mundësi për gjëra të tilla dhe shpresoj se ky donacion do t\'i rris kapacitetet e OSBE-së për përmbushjen e detyrave të veta\" u shpreh kerin dhe theksoi se nëse është e nevojshme OSBE-së mund t\'i dhurohen edhe më shumë automjete gjatë muajve të ardhshëm, njofton Indeksonline.
Ndërsa Tamas Magda nga OSBE, ka falënderuar përfaqësuesit e Misionit EULEX për ndihmën dhe mbështetjen e tyre.
\"Ky donacion do të dëshmojë se do të jetë i dobishëm për OSBE-në në përgjithësi dhe do të kontribuojë për një punë më efikase të kësaj organizate\" u shpreh Tamas Magda