EULEX-i i dhuron automjete Departamentit të Mjekësisë Ligjore
Prishtinë, 21 korrik Sot, EULEX-i ia dorëzoi Ministrisë së Drejtësisë pesë automjete për punën në teren, si donacion për Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML), marrë parasysh punën dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky departament, përfshirë edhe mungesën e automjeteve.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, e falënderoi EULEX-in për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për DML-në, duke thënë se ky donacion do të kontribuoj në mënyrë të konsiderueshme për përmirësimin e efikasitetit të punës së këtij departamenti në teren.