17 Janar 2025

EULEX-i i bashkohet betejës së grave për të drejta të barabarta

Prishtinë, 8 mars - Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, EULEX-i i bashkohet betejës së të gjitha grave në mbarë botën për të drejta të barabarta të gruas dhe për barazi gjinore.

Përmes një deklarate për shtyp Shefi Misionit EULEX, Gabriele Meucci ka thënë së kjo ditë shërben si përkujtim i asaj se barazia gjinore mbetet sfidë e rëndësishme mbarë-botërore, përfshirë edhe Kosovën.

Këtë vit OKB-ja e ka përsëritur zotimin e saj për barazinë gjinore duke e shpallur qëllimin e saj për ta arritur barazinë gjinore në nivel global deri në vitin 2030.

EULEX-i siç ka theksuar ai është plotësisht i zotuar për ta mbështetur këtë synim dhe ta përfshijë perspektivën gjinore duke e fuqizuar sundimin e ligjit në Kosovë.

\"Si Shef i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, jam i kënaqur që Kosova e ka miratuar një numër të konsiderueshëm të ligjeve dhe politikave me qëllim të sigurimit të barazisë gjinore. Vitin e kaluar, autoritetet kosovare e kanë miratuar Ligjin e ri për Barazinë Gjinore.\"

\" Ai e ka një qëllim ambicioz, që ta arrijë nivelin prej 50% të përfaqësimit të secilës gjini në institucionet publike, duke i përfshirë pozitat vendim-marrëse si dhe në sektorët të cilët tradicionalisht ka qenë të dominuar nga meshkujt\", ka theksuar Meucci.

Prandaj siç ka thënë ai është veçanërisht inkurajuese që shohim një trend pozitiv dhe shtim të përpjekjeve nga institucionet e Sundimit të Ligjit në Kosovë për ta përmirësuar përfaqësimin gjinor.

Megjithatë, sipas tij ende ka hapësirë për përmirësim, veçmas në zbatimin e plotë dhe efikas të këtyre ligjeve për avancimin e grave drejt pozitave vendim-marrëse.

\"Unë vazhdoj të jem një përkrahës i fuqishëm i të gjitha femrave vendase dhe ndërkombëtare këtu në Kosovë në përpjekjet e tyre për të ndërtuar një sistem efikas dhe të pavarur të drejtësisë duke ofruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë.\"

\"Unë i nxis institucionet e Kosovës që ta pasqyrojnë dhe ta vërtetojnë rolin thelbësor të cilin e luajnë gratë në zhvillimin e një shoqërie prosperuese dhe demokratike\", ka theksuar Meucci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)