EULEX-i heton tetë raste të terrorizmit në Kosovë
Prishtinë, 19 tetor - Tetë raste të reja të terrorizmit po hetohen nga prokurorët e EULEX-it në Kosovë. Sipas Koha Ditore, katër prej tyre janë në fazën preliminare.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka bërë të ditur se prokurorët e EULEX-it deri tash kanë ngritur dy aktakuza për terrorizëm, shkruan Koha Ditore.
Një aktgjykim fajësues është shpallur të mërkurën në Gjilan kundër një grupi shqiptarësh.
Prokurorët e EULEX-it, në kapacitetin ekskluziv janë duke hetuar gjithsej tetë raste të terrorizmi, ku katër nga këto janë fazën preliminare. Deri më tani janë ngritur 2 aktakuza për vepra terrorizmi, ka thënë Krasniqi.
Ai nuk ka mundur të deklarohet më shumë rreth kësaj çështjeje.