EULEX-i e shton praninë në veri

Prishtinë, 19 prill - EULEX-i ka bërë të ditur se ka shtuar praninë e tij në veri të Kosovës për shkak të rritjes së tensioneve gjatë javëve të fundit.
Policia e EULEX-it i ka shtuar patrullat lëvizëse në fshatrat përreth Mitrovicës si dhe në pjesën veriore të Mitrovicës, veçanërisht në zonën e tre rrokaqiejve.
EULEX-i vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me kolegët e tij në KFOR dhe PK. Po ashtu, kohëve të fundit edhe KFOR-i i ka shtuar patrullat e tij dhe nëse rrethanat e kërkojnë një gjë të tillë ato mund të thirren për ti ndihmuar EULEX-it.
"Është me rëndësi që të gjitha komunitetet ta ruajnë qetësinë gjatë kësaj kohe dhe ta respektojnë rendin dhe ligjin."
Qëllimi i kësaj pranie të shtuar është që komunitetit në përgjithësi ti ofrohet ndjenja e sigurisë si dhe të shtohet siguria publike.