17 Janar 2025

EULEX-i e shënon javën kundër korrupsionit në Kosovë

Prishtinë, 6 dhjetor - Me rastin e javës kundër korrupsionit në Kosovë, EULEX-i dëshiron të përsërisë se luftimi dhe ç’është më e rëndësishme parandalimi i korrupsionit janë esenciale për një shoqëri demokratike. 

EULEX-i, përgjatë tërë mandatit të tij me funksionet e tij ekzekutive dhe për fuqizim, ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet kosovare për ta trajtuar këtë problem.  EULEX-i vazhdon të ofrojë trajnime të specializuara dhe ekspertizë për homologët vendas të tij, në rrugën drejt praktikave dhe standardeve evropiane më të mira.

Shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou theksoi se luftimi i korrupsionit vazhdon të jetë imperativ për institucionet e sundimit të ligjit.

“EULEX-i në kuadër të mandatit aktual të tij do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për ra përforcuar luftimin e korrupsionit dhe do të ndihmojë në ndërtimin e institucioneve transparente dhe llogaridhënëse në Kosovë. EULEX-i i përkrah të gjitha institucionet të cilat e zbatojnë sundimin e ligjit në Kosovë, dhe në veçanti Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) e cila e luan një rol të rëndësishëm në këtë luftë. AKK duhet të mbrohet nga çfarëdo ndërhyrje në mënyrë që ta përmbush mandatin e saj,” tha zj. Papadopoulou.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)