05 Maj 2024

EULEX-i e përgëzon Policinë e Kosovës

Prishtinë, 24 korrik - Zyrtarët e lartë policorë nga EULEX-i i përgëzojnë homologët e tyre vendorë për punën e bërë lidhur me arrestimin e tetë personave të dyshuar për përfshirje në trafikim të qenieve njerëzore dhe krim të organizuar.

Ky operacion policor është kryer më 23 korrik 2013 në katër rajone, përkatësisht në gjashtë qytete të Kosovës, ku janë arrestuar tetë persona për veprën e krimit të organizuar dhe atë të trafikimit të qenieve njerëzore.

“Policia e Kosovës duhet të përgëzohet për këtë operacion proaktiv”, tha Harry Long, Kryesuesi i Departamentit të Policisë së EULEX-it për Fuqizim.

“Ky operacion e demonstron profesionalizmin e shtuar të PK-së dhe, mbesim me shpresë që operacione të ngjashme të ketë edhe në të ardhmen,” shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)