EULEX-i e ndihmon ekstradimin e Baki Sadikit
Prishtinë, 28 dhjetor - Sot, Baki Sadiki, i arratisur dhe i kërkuar nga drejtësia sllovake lidhur me rolin që ai e kishte pasur në trafikimin e narkotikëve në shkallë të gjerë, është ekstraduar nga Kosova për në Republikën e Sllovakisë.
Me kërkesë të autoriteteve sllovake dhe në marrëveshje me autoritetet e Kosovës, EULEX-i e ka ndihmuar procesin e ekstradimit.
EULEX-i e ka lehtësuar përcjelljen e kërkesës së duhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Sllovakisë te Ministria e Drejtësisë në Kosovë, sikurse edhe dorëzimin e këtij personi nga Policia e Kosovës te Policia e Sllovakisë.
Sadiki, shtetas i Sllovakisë dhe shtetas i Serbisë, ishte arrestuar në Kosovë në tetor 2012, në bazë të Njoftimit të Kuq të INTERPOL-it, të lëshuar në Bratisllavë.
Vendimi për lejimin e ekstradimit është marrë nga Ministri i Drejtësisë, pas vendimit mbi lejueshmërinë e ekstradimit të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, i mbështetur edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.
Ekstradimi i Baki Sadikit është dëshmi e përkushtimit për luftimin e krimit trans-nacional dhe të mos-ndëshkimit, me qëllim që të sigurohet mbizotërimi i drejtësisë.