EULEX-i do ti dhuroj donacion 70 vetura MPB-së
Prishtinë, 4 maj - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot në ora 13:30, do të mbahet ceremonia për dorëzimin e donacionit të veturave të EULEX-it për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në ceremoninë e dorëzimit të donacionit do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe shefi i EULEX-it, Xavier De Marnhac.
EULEX-i do të dhurojë në total 70 vetura, që do të përdorën për nevojat e MPB-së.
Ceremonia do të mbahet në objektin kryesor të MPB-së.