26 Dhjetor 2024

EULEX-i do të punojë për të siguruar liri të lëvizjes

Prishtinë, 22 tetor - Pas dështimit të takimit me serbët EULEX ka lëshuar një komunikatë për media me një mesazh të kreut të këtij misioni Xavier de Marnhac.

\"Ne presim që liria e lëvizjes të rivendoset për të gjithë, ashtu që njerëzit mund të bëjnë jetën e tyre normale të përditshme pa kufizime.\"

\"Njerëzit e duan lirinë e lëvizjes dhe sundimin e ligjit. Ata që vënë barrikada rrugore duhet t’i largojnë ato. Kjo pritet edhe nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë De Marnhac.

Ai gjithashtu ka shtuar se EULEX-i do të vazhdojë të punojë me KFOR-in për të siguruar që parimi themelor i lirisë së lëvizjes do të zbatohen pa vonesa të mëtejshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)