23 Dhjetor 2024

EULEX-i do të përforcojë Njësinë e tij Policore me 92 pjesëtarë të xhandarmerisë

Prishtinë, 14 mars - Një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

NjPS-ja Rezervë do të mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë si reagues i dytë i sigurisë i Kosovës nëse është e nevojshme, duke pasur parasysh mjedisin e sigurisë.

NjPS-ja e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës, si pjesë e një mekanizmi treshtresor të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është reaguesi i dytë, dhe KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë.

NjPS-ja e rregullt e EULEX-it aktualisht përbëhet prej 105 zyrtarëve policorë nga Polonia të stacionuar në Mitrovicë. NjPS-ja Rezervë e siguruar nga EUROGENDFOR përbëhet prej 92 xhandarmëve: 42 nga Portugalia, 28 nga Franca dhe 22 nga Italia.

Ata do të vendosen në Kompleksin e EULEX-it për Mbështetje në Fushë Kosovë dhe do të jenë nën komandën e EULEX-it. Një ekip paraprak pritet të mbërrijë sot, më 14 mars.

Zbarkimi i NjPS-së Rezervë dëshmon vendosmërinë e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen e stabilitetit të Kosovës dhe për të kontribuar për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)