EULEX i dhuron 10 automjete Misionit Këshillues të BE-së në Ukrainë
Prishtinë, 12 korrik - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) organizon sot nisjen e “Konvojit të EULEX-it për Ukrainë”.
Ky konvoj përbëhet nga 10 automjete të EULEX-it, të cilat do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUAM).
Automjetet janë të ngarkuara me gjëra ushqimore dhe jo-ushqimore, përfshirë rroba, thasë gjumi, produkte për higjienën personale, dhe materiale mjekësore, të cilat do t’i shpërndahen qytetarëve të Ukrainës.
Në ketë aktivitet do të merr pjesë edhe Donika Gërvalla-Schwarz, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Lars-Gunnar Wigemark, Shef i Misionit, EULEX dhe Major Ivan Nastenko, Përfaqësues Kombëtar i Lartë i Ukrainës në KFOR.