EULEX-i dhe KFOR-i nuk merren vesh me serbë

Mitrovicë, 15 mars - Përfaqësuesit e KFOR-it e EULEX-i, në njërën anë, dhe ata që pretendojnë se përfaqësojnë serbët e Kosovës në veri të vendit, akoma nuk ia kanë dalë të merren vesh lidhur me lirinë e lëvizjes, sepse, sipas mediave serbe, asnjë nga palët nuk ka lëvizur nga pozicionet e veta.
Sipas serbëve të pranishëm në këtë takim, ata nuk heqin dorë nga qëndrimi që EULEX-i nuk mund të ketë liri të pakusht të lëvizjes gjithnjë derisa ky mision dhe KFOR-i nuk kthehen në kuadër të mandateve të tyre.
Përfaqësuesit e KFOR-it kanë përsëritur se është e domosdoshme që të gjithë në Kosovë duhet të kenë liri të pakusht të lëvizjes.
Sipas zëdhënësit të KFOR-it, Uve Nowitzki, të gjithë ishin të mendimit se zgjidhja mund të gjendet në nivel politik në bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.