EULEX-i dënon ashpër shpërthimin në Viti
Prishtinë, 6 prill - "EULEX-i dënon ashpër ata që janë pas shpërthimit të mbrëmshëm të ndërtesës në Viti.
Ne besojmë se Policia e Kosovës do të kryejë një hetim të plotë mbi këtë çështje dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur të sjellë autorët para drejtësisë.
EULEX-i do të monitorojë hetimin nga afër.
Veprimet e tilla janë një sulm i drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit dhe si të tilla nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe të civilizuar.