24 Dhjetor 2024

EULEX-i bllokon hyrjen në stacionin policor në veri

Prishtinë, 11 korrik - Forca Speciale të EULEX-it kanë mbajtur të bllokuar sot Stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, me qëllim për të ndaluar hyrjen e komandantit të shkarkuar Bratislav Kragoviç.

Ndalimi I hyrjes së Kragoviçit është bërë pasi Këshilli i katër komunave paralele të veriut, dy ditë më parë vendosi që policët serb të mos zbatojnë asnjë urdhër të komandës qëndrore në Prishtinë.

Sipas mediave Kragoviç nuk shkoi sot në zyrë, por përfaqësues të komunës paralele i dorëzuan zv.komandantit të stacionit të policisë, Darko Gusniç një listë ku policët duhet të nënshkruajnë se nuk pranojnë urdhra nga Prishtina.

Ndërkohë, në Zveçan është mbajtur një protestë e organizuara nga Këshilli Nacional Serb kundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)