EULEX-i arreston Naser Kelmendin
Mëtutje, në njoftimin e misionit EULEX, theksohet se ky operacion ishte udhëhequr në koordinim të ngushtë ndërmjet prokurorëve lokalë dhe atyre të EULEX-it.
I dyshuari, ndër të tjera, po merret në pyetje edhe për krim të organizuar.
Operacioni i arrestimit ishte udhëhequr prej policisë së EULEX-it nga Njësia për Hetime të Krimit të Organizuar, ka njoftuar misioni EULEX.
Arsyet e lirimit të tij ende nuk janë dhënë nga gjyqësori zyrtarish, mirëpo reagimi i EULEX-it ka qenë i menjëhershëm, pasi kanë lëshuar vet një urdhër tjetër arresti për Naser Kelmendin.
Sipas EULEX-it, Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka nis hetime kundër Naser Kelmendit, ku në bashkërendim me prokurorët e EULEX-it, policia evropiane nga njësia e krimit të organizuar vetëm sa ka zbatuar arrestimin e sërishëm të të dyshuarit.
Misioni Evropian për Forcimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë, ka pranuar dosjen nga prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës, kundër Naser Kelmendit.
Ky dokumentacion është i nevojshëm për ekstradimin e të dyshuarit në shtetin boshnjak, nënshtetësinë e të cilit vend e ka i dyshuari.
Mirëpo, sipas zyrtares për informim në EULEX, Françoise Lambert, dorëzimi i Naser Kelmendit tek organet e drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, nuk është çështje e mbyllur.