EULEX, heton Sylejman Selimin
Prishtinë, 20 mars - Ish-komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi po hetohet nga misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Bota Sot, sipas të cilës Selimi po hetohet nga prokurorët pas dëshmive të dhëna nga një dëshmitare nga fshati i Drenicës.
Sipas burimit, çështja e hapur ndaj ish-komandantit, që është emëruar për postin e ambasadorit në Tiranë, ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur gjatë kohës së luftës.
Dëshmitarja, e quajtur X.X nga gazeta, ndodhet në gjermani. Ndërsa prokurori i EULEX-it që po merret me çështjen ka inicialet M.S.