23 Dhjetor 2024

EULEX heton 91 raste korrupsioni dhe 55 të krimit të organizuar

Prishtinë, 7 janar - Prokurorët e EULEX-it po hetojnë 91 raste të korrupsionit dhe 55 raste të krimit të organizuar.

Në një komunikatë për media të këtij misioni në Kosovë EULEX-i e merr shumë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, kanë thënë zyrtarë të këtij misioni, duke reaguar ndaj deklarimeve të lëvizjes ''Fol'', e cila ka kritikuar punën e EULEX-it.

Në komunikatë thuhet se EULEX-i mirëpret debatet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në këto çështje.

“Megjithatë, EULEX-i sqaron se prej themelimit të misionit, gjyqtarët e EULEX-it kanë marrë rreth 160 vendime, duke përfshirë 13 vendime për raste të korrupsionit dhe 4 vendime për raste të krimit të organizuar. Për më tepër, së bashku me institucionet e Kosovës, është themeluar Task Forca Kundër Korrupsion, me qëllim të hetimit të rasteve të profilit të lartë. Duhet të merret parasysh që për të hetuar rastet në mënyrë të duhur nevojitet kohë”, thuhet në komunikatën e këtij misioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)