27 Dhjetor 2024

EULEX hedh poshtë aktakuzën kundër Hashim Rexhepit

Prishtinë, 15 dhjetor - Më 12 dhjetor 2011, një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin hedhen poshtë të gjitha akuzat kundër ish-Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Gjykatësi i ka hedhur poshtë të gjitha pesë pikat e aktakuzës kundër Hashim Rexhepit, të cilat përfshinin veprat penale si: keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe mashtrim.

Arsyetimi për hedhjen e disa pikave të akuzës u bazua në faktin se, megjithëse ish-Guvernatori i kishte ndërmarrë disa veprime jo të duhura, puna e tij nuk ishte e lidhur me shfrytëzimin e pushtetit apo autoritetit zyrtar, prandaj nuk ka mundur të kryhet keqpërdorimi i pozitës zyrtare. 

Për pikat tjera, gjykatësi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin e bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat tjera penale të përmendura në aktakuzë.

Aktakuza është konfirmuar vetëm në lidhje me pikën 6 (keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar) kundër Ibish Mazrekut, pasi që kishte prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin e bazuar se ai e ka kryer këtë vepër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)