04 Maj 2024

EULEX gati të zbatojë marrëveshjen Kosovë - Serbi

Prishtinë, 18 prill - Misioni Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, shprehet i gatshëm që të zbatojë edhe marrëveshjet e reja që do të dalin nga negociatat Kosovë - Serbi.

Gatishmërinë e shprehu shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt gjatë një vizite në rajonin e Gjilanit, ku vizitoi gjykatën themelore të qytetit, ndërsa shkoi te kufiri Kosovë-Serbi te Dheu i Bardhë.

Borchardt tha se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, po ecën me lehtësi, dhe se nuk ka pasur asnjë telashe të raportuar, në këtë drejtim.

“Këtu kemi të bëjmë me marrëveshjet lidhur me pikë-kalimet kufitare apo administrative dhe kjo është duke shkuar me shumë lehtësi. Kolegët tonë nuk knaë raportuar për ndonjë problem të konsiderueshëm, kurse gjërat e vogla mund të zgjidhen. Natyrisht, ne jemi të gatshëm që t’i zbatojmë edhe marrëveshjet tjera (të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit)”, tha Borchardt pas takimit me policët kufitar.

Sipas një komunikate nga zyra e tij për medie, thuhet se shefi i misionit ka thënë se prioriteti i EULEX-it është zgjerimi dhe thellimi i këtij partneriteti në fushat tjera të Sundimit të Ligjit ku është i përfshirë EULEX-i.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan, Borchardt u takua me Kryetarin e Gjykatës, Zuhdi Haziri dhe me gjyqtarë vendas, ku ai u njoftua lidhur me punën e gjyqësorit në atë rajon, si dhe për bashkëpunimin me gjyqtarët e EULEX-it.

“Unë mendoj se gjykata në Gjilan është një shembull shumë i mirë për bashkëpunimin që funksionon. Ne jemi duke i gjykuar të gjitha lëndët në trupa gjykues të përzier. Kjo është pjesë e synimit tim për bashkëpunimin tonë me gjyqësorin, që t’i bëjmë gjërat bashkë sa më shumë që është e mundur. Jo vetëm EULEX-i i vetëm, por bashkë me kolegët tonë vendorë”, tha Borchardt duke shtuar se prioriteti i misionit është zgjerimi dhe thellimi i këtij partneriteti në fushat tjera të Sundimit të Ligjit ku është i përfshirë EULEX-i, pasi që kjo është rruga e duhur.

Në pikë-kalimin Dheu i Bardhë, Bernd Borchardt u takua me policët kufitarë dhe doganierët kosovarë dhe kolegët e tyre nga EULEX-it, të cilët janë të pranishëm gjatë gjithë kohës në këtë dhe në pesë pikë-kalimet tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë prej fillimit të zbatimit të marrëveshjeve për IBM.

“Këtu kemi të bëjmë me marrëveshjet lidhur me pikë-kalimet kufitare apo administrative dhe kjo është duke shkuar me shumë lehtësi. Kolegët tonë nuk knaë raportuar për ndonjë problem të konsiderueshëm, kurse gjërat e vogla mund të zgjidhen. Natyrisht, ne jemi të gatshëm që t’i zbatojmë edhe marrëveshjet tjera (të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit)”, tha Borchard

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)