EULEX, fletëarrest edhe për Fatmir Limaj
Gjatë ditës së sotme në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar disa persona të dyshuar për krime lufte.
Sipas informacioneve të fundit, ekziston flet arrestimi edhe për Fatmir Limajn, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së. Sipas fletarrestit, ai është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë.
Gjatë luftës, Fatmir Limaj ka drejtuar Brigadën Kumanova. Nën dyshimet për krime lufte, ai ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm.
Në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar të mërkurën disa persona të dyshuar për krime lufte.
Ndër të arrestuarit janë: Nexhmi Krasniqi, Refki Mazreku Vandami, i vëllai i dëshmorit nga Malisheva, Ibrahim Mazreku, Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, Naser Shala, Shaban Shala, Sabit Shala, Osman Hoxha, etj. Arrestimi i ish-ministrit të Transportit në qeverinë e Hashim Thaçit pritet të bëhet brenda pak orësh.
Paralajmërimi vjen disa orë pasi që EULEX-i me ndihmën e Policisë së Kosovës, ka kryer një aksion të madh të arrestimeve në Malishevë, Lipjan dhe në Prizren. Të gjithë akuzohen nga EULEX-i për krime lufte në fshatin Kleçkë.