EULEX: Ende herët për ekstradimin e Sonmezit
Prishtinë, 12 janar - Misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX ka reaguar ndaj arrestimit të mjekut turk Jusuf Sonmezi, duke deklaruar se është ende herët të flitet për ekstradimin e tij.
Për këtë nuk vendos EULEX, prandaj do të na duhet të presim për të parë se cfarë do të ndodhë, ka deklaruar zëdhënësja e misionit, Irina Gudelevic.
Megjithatë, ajo ka qenë në gjëndje të konfirmojë se autoritetet kosovare po bisedojnë me ato turke për të vendosur mbi mjekun.
Sonmezi u arrestua në kuadër të hetimit Medicus, që ka marrë dhe emrin e klinikës ku dyshohet se janë kryer transplante ilegale organesh.