EULEX edhe për dy muaj mban në paraburgim Limajn
Prishtinë, 21 dhjetor - Gjykata e Qarkut ka aprovuar kërkesën e prokurorit për zgjatje të paraburgimit ndaj të paraburgosurve në rastin Kleçka: Fatmir Limajt, Nexhmi e Naser Krasniqit si dhe Naser Shalës.
Avokati i Limajt Tahir Rrecaj i ka thënë Radio Kosovës se ka pasur ndonjë arsye të bazuar që ata të mbahen në paraburgim.
Është aprovuar kërkesa e prokurorit për dy muaj të tjerë paraburgim për të akuzuarit për krime lufte në të ashtuquajturin rasti Kleçka, për të cilin po mbahen në paraburgim 8 persona.
Tahir Rrecaj avokati i deputetit Fatmir Limaj ka thënë se vazhdon ta konsideroj të panevojshëm këtë paraburgim.
Limaj dhe të tjerët janë paraburgosur me 24 nëntor dhe gjykata ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes ndaj këtij paraburgimi.
Muaj më parë gjykata kishte hedhur si të papranueshme dëshminë kryesore të Agim Zogajt i njohur si dëshmitar X që kishte çuar tek lirimi i të gjithë të akuzuarve në këtë rast.
Por, prokurori i rastit kishte deponuar një ankesë ndaj këtij aktgjykimi dhe Gjykata Supreme kishte vendosur që rasti të kthehet në rigjykim ndërsa provat e dëshmitarit Zogaj shpalleshin të pranueshme.
Limaj dhe të tjerët akuzohen se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime ndaj civilëve serbë e shqiptarë në shtabin e UÇK-së në Kleçkë.